Gottlieb Daimler
Gottlieb (Wilhelm) Daimler (saktësisht: Däumler), lindi me 17 mars 1834 në Shorndorf, Gjermani, vdiq më 6 mars 1900 në Kanshtat, (gjerm. Cannstatt), afër Shtutgarti-t. Daimler ishte një Inxhinier, Konstruktues dhe Industrialist. Si sukses i tij i parë në këtë drejtim, ishte shpikja e një Motori të shpejtë me Benzinë dhe një mjeti të parë katërrrotësh me djegie motorike.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Daimler lindi me 17 mars 1834 në Shorndorf, Gjermani, ishte biri dytë i një pronari Restoranti dhe Bukëpjekësi i quajtur Johannes Däumler dhe bashkëshortes Frederika. Në vëndlindjën e tij, sot, afër Godinës së Komunës një përkujtimore e rrënjosur enkas për birin e këtij qyteti, përkujton këtë shipkës të madh. Pasi kreu Gjimnazin e Përgjithshëm me 1848, ai filloi një profesion pak sa të çuditshëm, por, jo edhe të panjohur në atë kohë, armëpunues gjuetie.
Me 1853, ai filloi marrëdhënjen e punës në një Makineri, pronë e Ferdinand von Steinbeis, katër vite më vonë, ai u largua nga kjo Ndërmarrje dhe nisi studimet në shkollën Politeknike në Shtutgart, dega Makineri. Pas studimeve me sukses dhe disa udhëtimeve jashtë shtetit, ai filloi punën në një Ndërmarrje për përpunimin e metalit në Geislingen an der Steige.
Me 1865 i'u besua udhëheqja e Fabrikës së Metaleve në Reutlingen, ku ai për herë të parë takoi Vilhelm majbach (gjerm. Wilhelm Maybach).
Me 1867 ai lidhi martesë me Ema Kurz (Emma Kurc), me të cilën kishte pesë fëmijë, një ndër ata ishte edhe Paul Daimler. Me 1869 Daimler mori mbi vete menxhimin e një Punishte Makinash, pronë e Korporatës Karlsruhe, për ndërtim Makinash. Pas një kohe të shkurtër Korporatës i'u bashkangjit edhe Vilhelm majbah, si Vizatues Teknik.
Tre vite më vonë, Daimler kalojë tek Korporata "Dutz", korporatë kjo për përpunimin e Motorëve me Gaz, ku atij i'u bartë udhëheqja e kësaj Korporate nga Nikolaus Otto, edhe majbach kalojë tek Korporata "Dutz", i cili, nën patronazhin e Daimler, solli në treg Ottomotorin serik.
Nën udhëheqjen e Daimler-it, kjo Korporatë u zhvillua, nga një Punështe e vogël në atë kohë, në një Korporatë me përmasa botërore.
Pas një grindjeje në mes të Daimler dhe majbah, ky i pari u largua nga Korporata "Dutz" dhe u rivëndosë në Kanshtat, ku hapi një Punishte të vogë eksperimentuese. Qëllimi i Daimler ishte shpikja e një Motori me djegie gazi, i cili mund t'i vënte në levizje apsulute të gjitha makinat në atë kohë, mbi ujë dhe tokë.
Pas një viti Daimler realizojë idenë ku solli në jetë motorin me djegie të Benzinës duke kombinuar metoden e djegies "Benzinë-Ajër", motori 60 kilogramësh, me një vëllim 264 cm³ kishte në vete 1 FK (forcë kali) 1 FK = 735,498 W, më shumë i njohur si "PS" (gjerm. Pferdestärke).
Ky motor dallohej nga rritja e rrotullimit, fuqia dhe kursimi, përveç asajë, ky Motor ishte i pavarur nga vëndperdorimi i tij. Me 3 prill 1885 Daimler mori Patentën Shtetërore me nr. 43926 mbi Makinën e tij, si Motori i parë njëhesorë në Histori.
Një zbulim tjetër, që pasojë nga Daimler dhe majbah ishte Motoçikleta me djegie te benzinës, mandej pason montimi i Ottomotorit në një Barkë, me këtë themi se u zbulua Lundruesja Motorike. Pastaj vazhdon montimi i Motorit në një Karrocë Kuajësh e cila klasifikohet si Makina e parë karërrrotëshe.
Me 1886 deri 1889 Daimler në bashkëpunim me majbah, konstruktuan një Makinë Motorike, e cila u ekspozua në Panairin e Parisit.
Me 1887 Daimler në Fabrikën e tij në Kanshtat, pajisi me motor Koshin e një Balloni me Gaz, kështu lindi njëri nga Vaporët e parë ajërorë.
Me 1890 Korporata e Daimler ishte zhytur në një krizë të thellë, në pamundësi për shitjen e mjaftueshme të Makinave të veta. Për të kaluar këtë krizë, Daimler formojë Shoqërinë e Motërëve "Daimler", ku u inkuadruan edhe Maks Duttenhofer Dhe Vilhelm Lorenc. Shkaku i një grindjeje në mes të Lorenz-it dhe Daimler-it, Daimler u largua nga Shoqëria e Motorëve "Daimler". Njëkohësisht ai, së bashku me majbah, kishte konstruktuar Motorin Dycilindërsh.
Pas vdekjes së bashkëshortes së parë, me 1889 ai u martua me Lina Shvend (Lina Schwend), nga ajo martesë pasuan dy fëmijë.
Me mbështetjen e Industrialistit anglez Frederik R. Sims, i cili vetëm nëse Daimler kthehet do t'i blinte të drejtat mbi Shoqërinë "Motorët Fenix" (Phönix Motoren), Daimler erdhi në krye të udhëheqësisë dhe përvetësojë pjesë aksionare të Shoqërisë.
Me 1899, ai kërkojë nga majbah që të prodhojë një Makinë Garash, e cila do të pagëzohej me emrin "Mercedes" (Emër ky, të ciline mbante, e bija e Ambasadorit dhe Tregëtarit austriak Emil Jellinek)
Me 6 mars 1900, në Kanshtat vdiq Gottlieb Daimler, ai u varrosë në varrezat Uff-Kirchhof. Pas vdekjes së tij , ai kishte lënë familjes së vetë pjesë të kapitalit aksionarë të Shoqërisë "Motorët Daimler". Daimler kishte përvetësuar tatime licencore nga France, me këtë Lorenz kërkonte nga Familja e tij të mos tentojnë pjesëmarrje në udhëheqjen e mëtejme të Shoqërisë që ata kishin krijuar bashkë, i cili këtë tentim e quante si Skandal të paraprogramuar. Pas pak kohësh, kapitali i Familjes së Daimler ishte ngritur nga një kompromis dypalësh dhe pjesëmarrja e mëtutjeshme në Shoqërinë "Motorët Daimler" ishte zmbrapsur.
Me 1926 Shoqëria "Motorët Daimler" ishte shkrirë në një Shoqëri tjetër, e quajtur "Daimler-Benz", pronarë i së cilës ishte Carl Friedrich Benz.